I shkroi vazhdimisht mesazhe në rrjete sociale e më pas i shkoi tek puna dhe tentoi ta sulmonte – Arrestohet i dyshuari për ngacmim ndaj një vajze
Një vajzë ka raportuar se një person i ka shkruar vazhdimisht mesazhe në rrjete sociale, dhe nuk e la me kaq. I njëjti më 29 shtator të këtij viti, ka shkuar te puna e saj dhe ka tentuar ta sulmonte atë, shkruan lajmi.net. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. “Prishtinë 15.11.2024 /…

Lajme
Një vajzë ka raportuar se një person i ka shkruar vazhdimisht mesazhe në rrjete sociale, dhe nuk e la me kaq.
I njëjti më 29 shtator të këtij viti, ka shkuar te puna e saj dhe ka tentuar ta sulmonte atë, shkruan lajmi.net.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 15.11.2024 / 29.09.2025-09:15. Viktima femer kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkruar vazhdimisht mesazhe ne rrjetet sociale, derisa me datën 29.09.2025, kishte shkuar te puna dhe kishte tentuar ta sulmonte viktimen. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/