KQZ mban mbledhje sot, diskutojnë për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve diplomatik në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Kjo është mbledhja e 61-të me radhë e KQZ-së në këtë vit. Siç ka njoftuar KQZ, kjo mbledhje do të filloj në ora 13:30. Ky është rendi i ditës: 1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i…

Lajme

01/10/2025 08:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kjo është mbledhja e 61-të me radhë e KQZ-së në këtë vit.

Siç ka njoftuar KQZ, kjo mbledhje do të filloj në ora 13:30.

Ky është rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr.60/2025

3. Aktivitetet e Zyrës

3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtar dhe

përfaqësive diplomatike në Republikën e Kosovës.

4. Këshillat e KQZ-së

4.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

 

4.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurës të Veprimit në Qendrën Komunale të Numërimit për

Zgjedhjet Lokale 2025

4.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e ekipeve të numërimit në Qendrat

Komunale të Numërimit për Zgjedhjet Lokale 2025

 

5. Të ndryshme