Grainca për vendimin e Themelores për ta dënuar për shpifje Bashën: Mjetet do të ia barti shoqatave të dala nga lufta
Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me 25 mijë euro kryeparlamentarin Dimal Basha për shpifjet që i ka bërë në drejtim të biznismenit nga Ferizaj, Mustafë Grainca. Ky i fundit ka dal me një reagim në lidhje me vendimin e Themelores, shkruan lajmi.net. “Drejtësia foli e me aktvendim vërtetojë se ky njeri, kishte përdorur…

Lajme
Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me 25 mijë euro kryeparlamentarin Dimal Basha për shpifjet që i ka bërë në drejtim të biznismenit nga Ferizaj, Mustafë Grainca.
Ky i fundit ka dal me një reagim në lidhje me vendimin e Themelores, shkruan lajmi.net.
“Drejtësia foli e me aktvendim vërtetojë se ky njeri, kishte përdorur aktin më të ulët njerëzor, për të më përdhosur e cenuar dinjitetin tim, mbi të cilën fatkeqësisht ngriti vetën politikisht, për të ardhur deri aty sa edhe të bëhet Kryetar i institucionit më të lart të Republikës sonë.”, shkroi ndër të tjera Grainca.
Ai tha se mjetet do t’ua bart shoqatave të dala nga lufta.
Postimi i plotë:
Mbi gjysëm dekade pritjeje, për të ngadhnjyer mbi shpifjet e fyerjet!
Sot, me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj u vërtetuar se z. Dimal Basha kishte shpifur e fyer ndaj meje!
Drejtësia foli e me aktvendim vërtetojë se ky njeri, kishte përdorur aktin më të ulët njerëzor, për të më përdhosur e cenuar dinjitetin tim, mbi të cilën fatkeqësisht ngriti vetën politikisht, për të ardhur deri aty sa edhe të bëhet Kryetar i institucionit më të lart të Republikës sonë.
Ky person, tani më i denuar për shpifje e fyerje, kishte marrur edhe guximin për tu bërë bashkë, në korin e njëllosjes së Lavdisë Kombëtare, Ushtria Çlirimtare të Kosovës!
Në aktvendimin e publikuar, shënohet se shpifësi në fjalë, dënohet edhe financiarisht për të më kompenzuar dëmin e shkaktuar, por unë vendosi që këto mjete financiare, në momentin e alokimit, do të ia barti Shoqatave të dalur nga lufta!
Tê mjerë janë ata që ngriten e marrin përgjegjësi institucionale, duke shpifur e duke mashtruar qytetarët e mrekullueshëm të vendit tonë./lajmi.net/
