Kryeziu: Kushtetuesja tregoi se VV po luan pingpong politik në dëm të interesave shtetërore
Gjykata Kushtetuese sot ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komunitetit joshumicë serb. Pas këtij vendimi ka reaguar Ismet Kryeziu i cili dështimin e konstituuimit të kuvendit ia atrivuoi, Lëvizjes Vetëvendosje. Kryeziu iu ka shkruar në Facebook se VV po tentoi ta bartë dështimin te Lista…

Lajme
Gjykata Kushtetuese sot ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komunitetit joshumicë serb.
Pas këtij vendimi ka reaguar Ismet Kryeziu i cili dështimin e konstituuimit të kuvendit ia atrivuoi, Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryeziu iu ka shkruar në Facebook se VV po tentoi ta bartë dështimin te Lista Serbe, partitë PDK, LDK, AAK si dhe tek Gjykata Kushtetuese.
Postimi i plotë:
Vetëvendosje dështoj ta konstituoj kuvendin dhe për këtë dështim tentoi ta bart përgjegjësinë politike te Lista serbe, tek opozita shqiptare dhe tek gjykata kushtetuese. E opozita shqiptare i ndihmoj Vetëvendosjës të mos konstituohet kuvendi dhe e barti përgjegjësinë tek gjykata kushtetuese.
E tani mbas vendimit të sotëm, Gjykata Kushtetuese ju tregoi se ju ende jeni duke luajtur pingpong politik ne dëm të interesave qytetare dhe shtetërore.