Covey pyetet për një letër që Thaçi i kishte dërguar Kouchner për pjesëtarët e UÇK-së: Nuk ishte në mandatin tonë, por të KFOR

Jock Covey, i thirrur si dëshmitar i mbrojtjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdon dëshminë e tij. Covey, ka vazhduar dëshminë duke thënë se nuk i kishte parë kurrë Thaçin dhe Çekun, duke i dhënë urdhëra njëri-tjetrit dhe se nuk kanë qëndruar asnjëherë në dhoma të njëjta vetëm në raste shumë të rralla.…

Lajme

30/09/2025 11:23

Jock Covey, i thirrur si dëshmitar i mbrojtjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdon dëshminë e tij.

Covey, ka vazhduar dëshminë duke thënë se nuk i kishte parë kurrë Thaçin dhe Çekun, duke i dhënë urdhëra njëri-tjetrit dhe se nuk kanë qëndruar asnjëherë në dhoma të njëjta vetëm në raste shumë të rralla.

Tutje nga mbrojtja atij i është shfaqur një letër nga ku thuhej se Thaçi kishte kërkuar nga Bernard Kouchner, që disa pjesëtarë të UÇK-së, të lejoheshin të mbanin armë brezi, shkruan lajmi.net.

Avokati: A e keni parë këtë letër më parë?

Covey: Po.

Avokati: Është letër ku thuhet se është dërguar nga Thaçi, komandant i përgjithshëm i UÇK-së, që i është dërguar Bernard Kouchner ku i kërkohej që të lejoheshin disa pjesëtarë të UÇK-së, të mbanin armë brezi, a të kujtohet?

Covey: Po

Avokati: Në atë kohë a keni menduar që Thaçi ishte komandant i përgjithshëm?

Covey: Jo, UNMIK-u nuk e ka trajtuar Thaçin si komandat.

Avokati: Pas kësaj letre a  keni pasur bisedë me Thaçin?

Covey: Jo.

Avokati: A i është përgjigjur UNMIK, kësaj kërkese?

Covey: Mesa di unë jo dhe kjo nuk ishte në mandatin tonë ishte çështje e KFOR-it, por jo ne nuk i jemi përgjigjur.

Avokati: Në kohën kur keni shërbyer në Kosovë cila ka qenë data që ka përfunduar konflikti mes Serbisë dhe Kosovës?

Covey: Sipas nesh përfundoi kur serbët u tërhoqën kur më duket se marrëveshja është nënshkruar me datë 20 qershor dhe zbatimi i këtij dokumenti i dha fund në mënyrë zyrtare këtij konflikti. /Lajmi.net/