Nis dëshmia e Jock Covey në Hagë në mbrojtje të Hashim Thaçit

Në Dhomat e Specializuara të Hagës ka vijuar sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku në seancën e radhës ka filluar dëshminë e tij Jock Covey, i thirrur si dëshmitar i mbrojtjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Covey, një ish-zyrtar i lartë ndërkombëtar me përvojë në Ballkan gjatë dhe pas luftës në Kosovë,…

Lajme

30/09/2025 10:06

Në Dhomat e Specializuara të Hagës ka vijuar sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku në seancën e radhës ka filluar dëshminë e tij Jock Covey, i thirrur si dëshmitar i mbrojtjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Covey, një ish-zyrtar i lartë ndërkombëtar me përvojë në Ballkan gjatë dhe pas luftës në Kosovë, pritet të dëshmojë për një periudhë prej dy deri në tre ditësh, raporton lajmi.net

Dëshmia e tij konsiderohet si një moment i rëndësishëm në strategjinë mbrojtëse të ekipit ligjor të Thaçit, i cili bashkë me ish-bashkëluftëtarët Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të pretenduara të jenë kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë./Lajmi.net/