Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e 68 vjeçarit, Beqir Maloku në Istog
Policia e Kosovës në Pejë, ka publikuar fotografinë e një personi të zhdukur në fshatin Staradran të Istogut. Ai është Beqir Maloku, i lindur më 23 shkurt 1957 në Staradran të Istogut. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton…

Lajme
Policia e Kosovës në Pejë, ka publikuar fotografinë e një personi të zhdukur në fshatin Staradran të Istogut.
Ai është Beqir Maloku, i lindur më 23 shkurt 1957 në Staradran të Istogut.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/