Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO-s – përfshihet në programin “Njeriu dhe Biosfera”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me entuziazëm lajmin se lumi Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s, duke e renditur atë ndër zonat e mbrojtura të trashëgimisë botërore. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan, raporton lajmi.net “VJOSA NË UNESCO 😍 Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin ‘Njeriu…

Lajme

27/09/2025 11:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me entuziazëm lajmin se lumi Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s, duke e renditur atë ndër zonat e mbrojtura të trashëgimisë botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan, raporton lajmi.net

“VJOSA NË UNESCO 😍
Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin ‘Njeriu dhe Biosfera’ si pjesë e listës së trashëgimisë botërore 💙”

Ky është një zhvillim historik për lumin Vjosa, i cili prej kohësh është promovuar si lumi i fundit i egër në Europë.

Përfshirja në UNESCO e forcon statusin e tij si park kombëtar i mbrojtur, një fitore për mjedisin, biodiversitetin dhe përpjekjet shumëvjeçare të aktivistëve, shkencëtarëve dhe komuniteteve lokale./Lajmi.net/