Një punëtor humb jetën pas një aksidenti në fabrikën “NewBalkan” në Suharekë

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në fabrikën “NewBalkan” në Suharekë, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë orarit të punës. Ngjarja është raportuar rreth orës 16:30, kur sipas Policisë së Kosovës, një person me inicialet M.D. është lënduar aksidentalisht, dyshohet nga goditja e një pjese metalike të një vinçi industrial brenda hapësirave…

Lajme

26/09/2025 17:40

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në fabrikën “NewBalkan” në Suharekë, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Ngjarja është raportuar rreth orës 16:30, kur sipas Policisë së Kosovës, një person me inicialet M.D. është lënduar aksidentalisht, dyshohet nga goditja e një pjese metalike të një vinçi industrial brenda hapësirave të fabrikës.

I lënduari është transportuar me autoambulancë të QKMF-së së Suharekës në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqiri Bytyqi, e ka konfirmuar për Lajmi.net se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit.

“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, është siguruar perimetri dhe njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin,” ka deklaruar Bytyqi./Lajmi.net/