Përparim Rama: Liburn Aliu më tha “nuk ta nënshkruan Hekuran Murati” projektin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar detaje nga bllokada që sipas tij, ia ka bërë niveli qendror. Rama ka thënë se Liburn Aliu i ka treguar se si ministri Hekuran Murati kishte thënë “pse me i ndihmu Ramës”. “Me ish-ministrin Liburn Aliu e kam pyetur pse nuk po e nënshkruan ministri i Financave, më…

Lajme

25/09/2025 22:00

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar detaje nga bllokada që sipas tij, ia ka bërë niveli qendror.

Rama ka thënë se Liburn Aliu i ka treguar se si ministri Hekuran Murati kishte thënë “pse me i ndihmu Ramës”.

“Me ish-ministrin Liburn Aliu e kam pyetur pse nuk po e nënshkruan ministri i Financave, më ka thënë ai nuk po do me shty përpara, se po thotë që këto janë, pse me i ndihmu Përparim Ramës. Po i kam thënë, atij ia kam lanë fajin, kam mendu që ai, nuk ka qenë ai, ka qenë Hekuran Murati që e ka blloku”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.

Rama, ka kritikuar nivelin qendror në Kosovë që drejtohet nga Vetëvendosje.

Rama ka thënë se ata në njërën anë shiten patriotë, e në anën tjetër bllokojnë dhe e çojnë vendin poshtë e më poshtë.

“Unë jam i hapur për bashkëpunim, kur këta zgjohen prej gjumit e normalizohen, nuk marrin vendime normale, abnormale janë, kundër qytetarëve. Në njërën anë shiten patriotë, në anën tjetër donë me çu vendin poshtë e ma poshtë. Jemi në nivelin më të ulët në raporte me ndërkombëtarë. Zhag për toke, nuk kemi qenë kurrë në raport me partnerët”, tha Rama.