A mundej Thaçi ta ndalonte dhunën në vitin 99-të, Duncan: Jo, ne kërkonim që ai të bënte apel për qetësi – Dhuna nuk ishte e organizuar nga UÇK-ja

Dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, John Stewart Duncan, sot në Hagë dëshmoi se si ishte situata në Kosovë, në qershor të vitit 1999. Ai tha se aty kishte shtëpi serbësh të djegura, për çka tha se dyshohet t’i kenë bërë kosovarët si shenjë hakmarrjeje për atë që kanë përjetuar gjatë luftës.…

Lajme

22/09/2025 15:50

Dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, John Stewart Duncan, sot në Hagë dëshmoi se si ishte situata në Kosovë, në qershor të vitit 1999.

Ai tha se aty kishte shtëpi serbësh të djegura, për çka tha se dyshohet t’i kenë bërë kosovarët si shenjë hakmarrjeje për atë që kanë përjetuar gjatë luftës.

Sot, në Hagë ai është pyetur nëse Hashim Thaçi do të mund ta ndalonte këtë dhunë.

“Në mënyrë të pavarur jo. sa e kuptonim ne nuk ishte dhunë e orkestruar. Ajo që donim ne ishte që ai të lëshonte thirrje kosovarëve që të vetëpërmbaheshin. Ai mund të lëshonte thirrje për qetësi por nuk ishte në gjendje ta ndalonte atë. Kjo nuk ishte e organizuar nga UÇK-ja, dhe kjo ishte më e mira që mund t’i kërkonim ta bënte”, ka thënë Duncan.

Ai mes tjerash tha se Hashim Thaçi këtë apel për qetësi e bëri. /Lajmi.net/