Qershori i ’99-ës në Kosovë, Duncan: Kur u larguan forcat serbe, pati një eksod të jashtëzakonshëm

Dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, John Stewart Duncan, sot në Hagë dëshmoi se si ishte situata në Kosovë, në qershor të vitit 1999. Ai tha se në atë kohë, pati eksod të jashtëzakonshëm. “Kur u larguan forcat serbe, pati një eksod të jashtëzakonshëm në eksodin publik dhe tërësinë e vet. Burgjet,…

Lajme

22/09/2025 13:37

Dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, John Stewart Duncan, sot në Hagë dëshmoi se si ishte situata në Kosovë, në qershor të vitit 1999.

Ai tha se në atë kohë, pati eksod të jashtëzakonshëm.

“Kur u larguan forcat serbe, pati një eksod të jashtëzakonshëm në eksodin publik dhe tërësinë e vet. Burgjet, juristët, gjyqtarët, avokatët, policët, pra kjo ishte si rezultati i sistemit aparteit që kishin ushtruar serbët në vitet pararendëse, ku në thelb ose i kishin pushuar shqiptarët nga puna. Pra, shumica e shërbimeve publike, asokohe kishin qenë të ushtruara prej serbëve që u larguan, dhe kjo krijoi një vakum shumë të madh”, tha ish-diplomati britanik.

Ai po ashtu tha se nuk kishte dijeni se ushtria britanike ishte dislokuar në Kosovë në qershor të ’99-ës.