Aksident tragjik në aksin Shkodër – Hani i Hotit, humbin jetën babë e bir

Një aksident i rëndë me pasoja fatale është regjistruar pasditen e së shtunës në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, ku dy persona, babë e bir, kanë humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, kur automjeti që drejtohej nga Valentin Bluda, 34 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes…

Lajme

20/09/2025 19:21

Një aksident i rëndë me pasoja fatale është regjistruar pasditen e së shtunës në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, ku dy persona, babë e bir, kanë humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, kur automjeti që drejtohej nga Valentin Bluda, 34 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit dhe është përplasur me një tabelë reklamuese buzë rrugës, transmeton lajmi.net.

Në automjet ndodhej edhe Nikoll Bluda, 76 vjeç, babai i tij, i cili ishte pasagjer. Të dy personat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e përplasjes së fortë.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./lajmi.net/