Behrami: Kurti e ka skicuar një rrugë pa aleatë – Po e imiton Serbinë dhe Vuçiqin

Artan Behrami, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka vlerësuar se lideri i VV-së, Albin Kurti, për dy dekada ka krijuar narracion të rrejshëm për procesin e dialogut në Bruksel. Ai ka bërë me dije se në këtë narracion ai është munduar ta paraqes Serbinë si fituesve të këtij procesi. Në profilin e tij në…

Lajme

20/09/2025 15:54

Artan Behrami, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka vlerësuar se lideri i VV-së, Albin Kurti, për dy dekada ka krijuar narracion të rrejshëm për procesin e dialogut në Bruksel.

Ai ka bërë me dije se në këtë narracion ai është munduar ta paraqes Serbinë si fituesve të këtij procesi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar se Kurti tani është duke e imituar sjelljen e Serbisë.

Postimi:

Tash e dy dekada, Kurti e ka krijuar narracionin e rrejshëm që përfituesja më e madhe e dialogut është Serbia.

Ai është i bindur se Serbia ka ‘përfituar’ në dialog duke qenë destruktive!

Në këtë mënyrë Kurti e ka skicuar rrugën që do ta rrahë.

Një rrugë pa aleatë, një rrugë ndryshe nga ajo që kemi ndjekur në dy dekadat e fundit, bashkërisht me aleatët tanë.

Kurti sot imiton Serbinë dhe Vuçiqin.

Ai me vetëdije sot po jetëson një doktrinë që fund e krye është doktrinë serbe!