U godit në kokë nga plumbi qorr derisa po qëndronte në oborrin e axhës së tij në Klinë – Viktima po trajtohet në Spitalin rajonal të Pejës
Një person në Pogragjë të Klinës derisa po qëndronte në oborrin e axhës së tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr. Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është dërguar fillimisht në QKM Klinë e më pas në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm, shkruan lajmi.net. Në lidhje me rastin është…

Lajme
Një person në Pogragjë të Klinës derisa po qëndronte në oborrin e axhës së tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është dërguar fillimisht në QKM Klinë e më pas në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dal në vendngjarje dhe po e hetojnë rastin.
“Pogragjë, Klinë / 19.09.2025 – 21:35. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke qëndruar në oborrin e axhës se tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr. Viktima, është dërguar fillimisht në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/