Shtetas i Kosovës humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi, kamioni përfundon në lumin Moraça

Një shtetas i Kosovës, 57-vjeçar me inicialet A.M., ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën Podgoricë–Kolashin, në afërsi të qytetit Bezdan në Mal të Zi. Sipas mediave malazeze, viktima po drejtonte një kamion rimorkimi me targa të Kosovës kur, për shkaqe ende të panjohura, mjeti përfundoi në lumin…

Lajme

19/09/2025 16:20

Një shtetas i Kosovës, 57-vjeçar me inicialet A.M., ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën Podgoricë–Kolashin, në afërsi të qytetit Bezdan në Mal të Zi.

Sipas mediave malazeze, viktima po drejtonte një kamion rimorkimi me targa të Kosovës kur, për shkaqe ende të panjohura, mjeti përfundoi në lumin Moraça mbrëmjen e së enjtes, transmeton lajmi.net.

Trupi i të ndjerit është nxjerrë nga uji mëngjesin e sotëm dhe, me urdhër të prokurorit kompetent, është dërguar në Departamentin e Patologjisë në Qendrën Klinike për autopsi. Autoritetet kanë bërë të ditur se shkaku i aksidentit do të përcaktohet gjatë hetimeve.

Ngjarja është raportuar në orën 22:00, kur është njoftuar policia për një aksident të ndodhur mes dy tuneleve, 11 dhe 12, në zonën e njohur si Platia. Ekipet e emergjencës dhe shërbimeve të tjera kompetente dolën në terren, por për shkak të kushteve të vështira gjatë natës nuk arritën të nxirrnin menjëherë kamionin nga lumi.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim./lajmi.net/