Policia kryen aksion në Shtime, Lipjan dhe Drenas – Arrestohen pesë persona për shitblerje dhe mbajtje në pronësi të armëve

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në vazhdën e angazhimeve operacionale dhe pas zhvillimit të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente me datën 16.09.2025 ka realizuar një operacion policor në Shtime, Lipjan dhe Drenas, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të…

Lajme

16/09/2025 16:03

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në vazhdën e angazhimeve operacionale dhe pas zhvillimit të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente me datën 16.09.2025 ka realizuar një operacion policor në Shtime, Lipjan dhe Drenas, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar meshkuj kosovarë.

Operacioni policor është zhvilluar pas dyshimeve të bazuara për përfshirje të të dyshuarve të lartcekur në veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ nga neni 364 i KPRK-së, dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 i KPRK-së, ku me urdhër të gjyqtarit kompetent janë kontrolluar pesë (5) lokacione të ndryshme , në shtëpitë dhe objektet  përcjellëse të personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi materiale si:

  • 1 AK-47,
  • 1 pushkë e gjatë me dylbi,
  • 1 pushkë e gjuetisë,
  • 1 revole,
  • 116 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
  • 8 fishekë me gaz,
  • 2 pushkë ajrore,
  • 5 telefona.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë (5)  të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.