“Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë” – Presidentja vlerëson lart komandantin e KFOR-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, javën e kaluar ka nderuar gjeneralmajorin Enrico Barduani, komandantin në largim të misionit të KFOR-it, me Medaljen Presidenciale Ushtarake. Përmes një postimi në Facebook të shoqëruar me disa fotografi, presidentja Osmani ka vlerësuar lart kontributin e gjeneralmajorit Barduani për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në…

Lajme

16/09/2025 09:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, javën e kaluar ka nderuar gjeneralmajorin Enrico Barduani, komandantin në largim të misionit të KFOR-it, me Medaljen Presidenciale Ushtarake.

Përmes një postimi në Facebook të shoqëruar me disa fotografi, presidentja Osmani ka vlerësuar lart kontributin e gjeneralmajorit Barduani për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, raporton lajmi.net

Ajo theksoi se kjo medalje për Barduanin përfaqëson mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s për garantimin e paqes dhe sigurisë afatgjate.

“Gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon. Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, gjatë javës që shkoi, i ndava atij Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë për përkushtimin e pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, ka shkruar presidentja./Lajmi.net/