Rubin tregon se si Thaçi “fitoi” një bisedë telefonike me presidentin amerikan në 1999: Nënshkroi marrëveshje mes UÇK-së dhe NATO-s
Ish ndihmës sekretari, James Rubin është duke dëshmuar sot në Hagë, në kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ai ka folur për një marrëveshje mes UÇK-së dhe forcave të NATO-s, marrëveshje kjo ku sipas Rubin, UÇK kishte marrë angazhime të caktuara që të ishte e përgatitur ti bënte, p.sh me afatet të…

Lajme
Ish ndihmës sekretari, James Rubin është duke dëshmuar sot në Hagë, në kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Ai ka folur për një marrëveshje mes UÇK-së dhe forcave të NATO-s, marrëveshje kjo ku sipas Rubin, UÇK kishte marrë angazhime të caktuara që të ishte e përgatitur ti bënte, p.sh me afatet të cilat kishin të bënin me demilitarizime, se si do të ndryshonte kjo forcë ushtarake në një forcë mbrojtëse.
“Ata bënë këtë angazhim, u pajtuan me këtë, u pajtuan gjithashtu edhe komandantët e UÇK-së, kryekomandanti Çeku, dhe persona të rëndësishëm të UÇK-së u pajtuan me këtë. Por, përdorimi i fjalës nuk është se ndryshonte atë me çka u pajtuan, ishte vetëm çështje fjalësh. Sipas meje, kjo nuk kishte fare kuptim, ishte një gjë komplet e pakuptimtë dhe ia thash këtë gjë. Ndërkohë përfaqësuesit politik kishin të drejtë të vendosnin kur diçka ishte me kuptim, ose diçka që ishte pa kuptim dhe në këtë rast ishte pa kuptim”, ka thënë Rubin.
Ai ka thënë se Thaçi do të duhej të njoftonte komandantët kur bëhej fjalë për ndryshime reale, e jo për një ndryshim kaq të vogël.
“Kur ndryshimet ishin të mëdha, normalisht që duhej të bisedonte me komandantët si Çeku e të tjerët por jo kur bëhej fjalë për një ndryshim të pakuptimtë. Ishte thjeshtë një hollësi që kishte në mend gjenerali Jackson. Kjo ishte situata, nuk kishte asnjë rol ndikimi ligjor, por gjenerali nuk ishte jurist ishte thjesht një ushtarak dhe donte që të pasqyronte interesat e palëve të tjera, ndërkohë që detyrimet i kishte pala kosovare. Pasi ia shpjegova që ky ishte një ndryshim shumë i vogël, ndoshta jo me kaq shumë fjalë sa e thash tani, dhe e sigurova që do të mundësoja një telefonatë me presidentin e SHBA-ve me të, ai u bind që ky ishte një ndryshim i vogël, jo domethënës. Ishte një ndryshim shumë i vogël, në shkëmbim të fundit të konfliktit, të sjelljes së paqes për popullin e vet. Mendoj se ky ishte një vendim i lehtë për të”, ka shtuar Rubin.