Limaj: Po e shihni si po trajtohet Kosova si lodër, po e duan vetëm kur janë në pushtet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se janë parë ndryshime qëndrimesh dhe vota që dikur nuk besohej se do të ndodhnin. Sipas tij, Kosova po trajtohet si lodër nga pushtetarët që, siç tha ai, e duan vetëm kur janë në pushtet. Këtë deklarim Limaj e bëri gjatë hapjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet…

Lajme

13/09/2025 17:44

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se janë parë ndryshime qëndrimesh dhe vota që dikur nuk besohej se do të ndodhnin.

Sipas tij, Kosova po trajtohet si lodër nga pushtetarët që, siç tha ai, e duan vetëm kur janë në pushtet.

Këtë deklarim Limaj e bëri gjatë hapjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale 2025, transmeton kosovapress.

Ai tha se ata që synojnë të jenë në kryetituj, hyjnë në konflikte përmes akuzave apo duke folur “palidhje”.

“Ata që duan të jenë në kryetituj futën në konflikte përmes ndonjë akuze, përmes ndonjë shpifje, apo mashtrimi apo ndonjë fjale ‘palidhje’. Por, ato harrohen, sikur çdo kund tjetër edhe në politikë mbahen mend veprat, projektet e mëdha, idetë. Në politikë është ideja dhe shkon pas saj për ta ndërtuar atë ide dhe kthyer qytetarit. Politika nuk është në shërbim të politikanit. Politikani dhe politika është në shërbim të qytetarit. Dhe ne dallojmë shumë prej të tjerëve…Keni parë ndryshim qëndrimesh, keni parë edhe atë që s’keni besuar, keni parë votë që s’iu ka shkuar mendja se do të votohet…Çdo gjë keni parë e shumë gjëra do të shihni. Ju po e shihni se çka do të thotë të merret Kosova si lodër e me dashtë Kosovën kur të jesh në pushtet. Kosova duhet në çdo rrethane pa kushte ”, tha Limaj.