Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Pejë

Një person është lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, të premten. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka pohuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, dhe se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50. Rugova ka shtuar: “Ndërsa i…

Lajme

12/09/2025 18:25

Një person është lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, të premten.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka pohuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, dhe se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50.

Rugova ka shtuar: “Ndërsa i dyshuari i këtij rasti është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga policia”.