Policia publikon foton e personit që shtiu ndaj njeriut të Trump

Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar një foto të një personi që dyshohet se është autori i ngjarjes së djeshme ku mbeti i vrarë, Charlie Kirk. ”Po kërkojmë ndihmën e publikut për të identifikuar këtë person me interes në lidhje me të shtënat fatale të Charlie Kirk në Universitetin e Luginës së…

Bota

11/09/2025 18:10

Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar një foto të një personi që dyshohet se është autori i ngjarjes së djeshme ku mbeti i vrarë, Charlie Kirk.

”Po kërkojmë ndihmën e publikut për të identifikuar këtë person me interes në lidhje me të shtënat fatale të Charlie Kirk në Universitetin e Luginës së Utah-ut.” thuhet në njoftim.

Ditën e djeshme Charlie Kirk, njeriu i afërt i Donald Trump, është qëlluar me armë zjarri gjatë një aktiviteti në universitetin Utah Valley.

Një video që u publikua shihet teksa Kirk qëllohet të paktën dy herë.