“Agim Aliu sillet si komunist” – Visar Azemi me deklarata të ashpra ndaj rivalit të tij
Visar Azemi, kandidat i LDK’së për Ferizaj ka dhënë deklarata të ashpra ndaj rivalit të tij, Agim Aliut të PDK-së. Azemi tha se Agim Aliu sillet si një komunist. “Agim Aliu nuk ka ndjeshmëri për qytetin e Ferizajt. Mungesën e vizionit të tij e kamuflon me një mirësjellje tu jau jep qytetarëve dorën, po dostave…

Lajme
Visar Azemi, kandidat i LDK’së për Ferizaj ka dhënë deklarata të ashpra ndaj rivalit të tij, Agim Aliut të PDK-së.
Azemi tha se Agim Aliu sillet si një komunist.
“Agim Aliu nuk ka ndjeshmëri për qytetin e Ferizajt. Mungesën e vizionit të tij e kamuflon me një mirësjellje tu jau jep qytetarëve dorën, po dostave jau jep 50 milionë euro. Sjelljet me mirësjellje ndaj qytetarve sikur një komunist i vërtet. Krejt fushatën e bën në zyre, i veshur në kravat me kat tesha. As ky nuk po bën fushatë. Mua më vijnë njerëz që kanë frikë me fol për shkak të lidhjeve që i ka Agim Aliu me Prokuori e pushtet. Mua njeriu më ka ardh e më ka thon që nuk guxoj më me shkru publikisht, se më ka ardh prokurori te dera, për Agim Aliun”, tha ai në T7.
Tutje, Azemi thotë se së bashku me LDK do ta mundin Agim Aliun e PDK-së.
“Nuk e kam garën me Agim Aliun, por me drejtu qytetin e Ferizajit, në një drejtim që sjell ujë të pijshëm, që sjell barazi për të gjithë qytetarët, pavarësisë gjinisë e moshës. Beteja jem është për mirëqenie e barazi. Unë me LDK, këna me e mujtë Agim Aliun, qysh edhe e ka mujtë LDK edhe më herët”, tha ai.