Armë zjarri AK-47, pushkë ajrore dhe pistoletë i gjenden në shtëpi– arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar në rrugën “Viktor Hygo” në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar një arsenal armësh, përfshirë një armë automatike AK-47. Ngjarja ka ndodhur më 09 shtator 2025, rreth orës 14:50, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri AK/47, një…

Lajme

10/09/2025 09:27

Një person është arrestuar në rrugën “Viktor Hygo” në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar një arsenal armësh, përfshirë një armë automatike AK-47.

Ngjarja ka ndodhur më 09 shtator 2025, rreth orës 14:50, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri AK/47, një pushkë ajrore, një pistoletë, dy karikatorë të pistoletës dhe nëntë fishekë, transmeton lajmi.net.

Përveç të dyshuarit kryesor, në lidhje me rastin janë intervistuar edhe dy persona tjerë – një mashkull dhe një femër, të dy shtetas kosovarë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.

Policia ka konfiskuar të gjitha armët dhe provat materiale, ndërkohë që hetimet lidhur me posedimin e paautorizuar të armëve po vazhdojnë./lajmi.net/