Shfaqen sërish në Bujanoc grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq
Në qendër të qytetit të Bujanocit janë shfaqur sërish grafite me emrin e kriminelit të luftës “Ratko Mladiq” dhe simbolet nacionaliste të katër “С”-ve. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi. “Nuk ka më dyshim që këto nuk janë raste të izoluara, por një…

Lajme
Në qendër të qytetit të Bujanocit janë shfaqur sërish grafite me emrin e kriminelit të luftës “Ratko Mladiq” dhe simbolet nacionaliste të katër “С”-ve.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi.
“Nuk ka më dyshim që këto nuk janë raste të izoluara, por një model i përsëritur i provokimit, nxitjes së urrejtjes dhe glorifikimit të gjenocidit në hapësirat publike ku shqiptarët përbëjnë shumicën”.
“Ky nuk është më vandalizëm i zakonshëm. Ky është mesazh politik dhe ideologjik. Ky është përçim i frikës, i simbolikës së dominimit dhe i narrativave që mohon bashkëjetesën”.
“Institucionet nuk duhet prapë heshtin.Policia duhet të vepron. Pushteti lokal duhet ta dënon. Tupi Kordinues duhet të deklarohet. E njëjta skenë, e njëjta heshtje. Dhe kjo heshtje është bashkëpjesëmarrje, jo neutralitet”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.
Reagimi ndërkombëtar është i domosdoshëm! Reagimi qytetar është urgjent! Reagimi institucional është vonuar mjaftueshëm!
Grafite të tilla u shfaqen në këtë qytet edhe gjatë ditës së shtunë.