Aksidenti i rëndë që u shkaktua dje në Vragoli- kamioni ende në vend të ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi dje në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Vragoli. Në aksident të përfshira ishin një kamion e katër automjete të tjera. Si shkak i aksidentit u lënduan katër persona të cilët morën trajtim në QKUK. Derisa dje shumë prej qytetarëve u desh të prisnin në kolona deri në tri orë, ngjashëm…

Lajme

09/09/2025 09:08

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi dje në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Vragoli.

Në aksident të përfshira ishin një kamion e katër automjete të tjera.

Si shkak i aksidentit u lënduan katër persona të cilët morën trajtim në QKUK.

Derisa dje shumë prej qytetarëve u desh të prisnin në kolona deri në tri orë, ngjashëm situate është edhe sot.

Pamje të cilat janë dërguar në lajmi.net tregojnë se kolona të gjata janë shkaktuar në aksin rrugor që shpie drejt Prishtinës, derisa në vendin e ngjarjes ku dje është shkaktuar aksidentit shihet se nuk është larguar nga vendi i ngjarjes kamioni.

Aty vërehen dëme të mëdha të cilat janë shkaktuar me rastin e aksidentit./Lajmi.net/