Moti për nesër

E diela do të sjellë mot të qëndrueshëm dhe me diell në pothuajse të gjitha zonat e vendit. Sipas parashikimeve, gjatë orëve të pasdites mund të ketë kalime të lehta vranësirash, kryesisht mbi relievin malor, por nuk parashikohen reshje, transmeton lajmi.net. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, duke mos…

Lajme

06/09/2025 23:36

E diela do të sjellë mot të qëndrueshëm dhe me diell në pothuajse të gjitha zonat e vendit.

Sipas parashikimeve, gjatë orëve të pasdites mund të ketë kalime të lehta vranësirash, kryesisht mbi relievin malor, por nuk parashikohen reshje, transmeton lajmi.net.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, duke mos krijuar shqetësime të theksuara për aktivitetet në natyrë.

Temperaturat do të qëndrojnë në vlera tipike për këtë periudhë të shtatorit, duke ruajtur një stabilitet të ndjeshëm të kushteve meteorologjike.

Kjo fundjavë paraqitet e përshtatshme për dalje dhe aktivitete jashtë, me mot të favorshëm në të gjitha rajonet./lajmi.net/