Hapet fusha e parë e tenisit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan
Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, u përurua zyrtarisht fusha e re e tenisit – një investim i përbashkët ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Federatës së Tenisit të Kosovës. Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson në një njoftim se njëherit, ky është edhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe promovimin e…

Lajme
Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, u përurua zyrtarisht fusha e re e tenisit – një investim i përbashkët ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Federatës së Tenisit të Kosovës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson në një njoftim se njëherit, ky është edhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe promovimin e rehabilitimit brenda sistemit korrektues.
Fusha e tenisit do të jetë në dispozicion të të dënuarave si pjesë e programeve të rregullta rekreative dhe edukative që zbatohen në këtë qendër, transmeton Klankosova.tv.
Ky investim synon përmirësimin e kushteve për aktivitete rekreative dhe sportive, si pjesë e programeve rehabilituese për të dënuarat. SHKK falënderon Federatën e Tenisit për bashkëpunimin dhe përkrahjen në realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë për institucionin.