Kryeparlamentari Basha: Menjëherë kam autorizuar administratën që vendimin e Kushtetueses t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë deri më 30 shtator 2025. Përmes një postimi, Basha tha se menjëherë pas pranimit të vendimit për rastin nr. KO265/25, ka autorizuar administratën që…

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë deri më 30 shtator 2025.
Përmes një postimi, Basha tha se menjëherë pas pranimit të vendimit për rastin nr. KO265/25, ka autorizuar administratën që ta shpërndajë dokumentin tek të gjithë deputetët, transmeton lajmi.net.
“Sot kam pranuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25. Menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Faleminderit!”, ka shkruar Basha.
Vendimi i Kushtetueses vjen pas kërkesës së Listës Serbe, duke e ndaluar formimin e institucioneve derisa të shqyrtohet ligjshmëria e konstituimit të Kuvendit pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb./lajmi.net/