Nisin hetime të reja penale ndaj Rozeta Hajdarit
Në fund të muajit gusht, policia ka nisur një kërkesë zyrtare në drejtim të Ministrisë së Rozeta Hajdarit duke i kërkuar informacione lidhur me hetimet penale për një rast të ri. Dokumenti i Policisë, të cilin e ka siguruar Paparaci, i ka pasur dy kërkesa që lidhen direkt me ministren në detyrë. Krejt kjo ka…

Lajme
Në fund të muajit gusht, policia ka nisur një kërkesë zyrtare në drejtim të Ministrisë së Rozeta Hajdarit duke i kërkuar informacione lidhur me hetimet penale për një rast të ri. Dokumenti i Policisë, të cilin e ka siguruar Paparaci, i ka pasur dy kërkesa që lidhen direkt me ministren në detyrë.
Krejt kjo ka ndodhur vetëm një muaj pasi ishte raportuar se aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj ministres në detyrë Hajdari pritej të dorëzohej në Gjykatë për skandalin e Rezervave Shtetërore.
Ende pa u mbyllur afera e Rezervave Shtetërore me aktakuzë ndaj ministres në detyrë Rozeta Hajdari, policia ka trokitur në dyert e Ministrisë së Tregtisë për hetimin e një rasti të ri penal.
Paparaci ka siguruar memorandumin zyrtar të Policisë së Kosovës, të lëshuar më 26 gusht me të cilin i kishte kërkuar Ministrisë të gjitha vendimet që ka nënshkruar Hajdari prej 27 marsit të vitit 2025.
“Bazuar në kërkesën për grumbullimin e informacioneve relevante, të lëshuar nga PSRK PPS nr.75/2025, kërkojmë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të na ofrojë të dhëna lidhur me Ministren në Detyrë, znj. Rozeta Hajdari dhe atë shkresat si në vijim: Vendimet e nxjerra nga znj.Hajdari prej datës 27.03.2025 e tutje; Të dhëna mbi pagat mujore, pagesat për udhëtime zyrtare të znj.Hajdari prej datës 27.03.2025”, thuhej në memorandumin e Policisë.