U caktohet paraburgimi të dyshuarve nga familja Gërbeshi për sulmin ndaj Liridon Osmani dhe për vepra të tjera kriminale
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarve K.M., dhe K.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“, ndërkaq K.M., dyshohet edhe për veprën…

Lajme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarve K.M., dhe K.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“, ndërkaq K.M., dyshohet edhe për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“.
“Me datë 20 maj 2025 rreth orës 08 e 55 minuta në Vushtrri, saktësisht në parkingun e një kopshti fëmijësh, i pandehuri K.M., bashkë edhe me persona tjerë, të njëjtit me dashje dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin me anë të shufrës metalike, i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të dëmtuarit L.O., ashtu që në momentin që i dëmtuari del nga automjeti për ta dërguar vajzën në kopsht, e godasin në kokë, këmbë dhe pjesë të ndryshme të trupit, dhe pastaj largohen në drejtim të panjohur me motoçikleta”,thuhet në njoftim.
Tutje sipas prokurorisë, të dyshuarve K.M., dhe K.M., gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre në fshatin Ropicë të Vushtrrisë u janë gjetur elektroshok, sprej dhe telefona të cilët pas hapjes, në ta shihet një numër i madh i armëve, armë të gjata, armë të shkurta, armë me silenciatorë, snajperë, pistoleta, sasi e konsiderueshme e municionit, gjithashtu gjatë shikimit të telefonave janë parë video ku të njëjtit shihen duke gjuajtur me armë, të gjitha këto veprime në kundërshtim me Ligjin mbi armët. Madje, në një nga fotot e nxjerra nga i pandehuri K.K., i njëjti shihet duke shënjestruar me anë të revoles automjetin e policisë nga automjeti i tij.
Kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është aprovuar dhe dy të dyshuarve K.M., dhe K.M., u është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji./Lajmi.net/