Berisha: Kryetari i Kuvendit është aksidental, nuk plotëson kriteret e integritetit!
Ish-deputeti i Partisë Konservatore të Kosovës (PKD), Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, duke e cilësuar atë si një “kryetar aksidental”. Berisha u shpreh se Basha nuk i plotëson kriteret që dikur ishin vendosur për të penguar emërime të papërshtatshme në krye të institucioneve shtetërore. “Nëse flasim me gjuhën…

Lajme
Ish-deputeti i Partisë Konservatore të Kosovës (PKD), Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, duke e cilësuar atë si një “kryetar aksidental”.
Berisha u shpreh se Basha nuk i plotëson kriteret që dikur ishin vendosur për të penguar emërime të papërshtatshme në krye të institucioneve shtetërore.
“Nëse flasim me gjuhën e atij patriotizmit jashtë institucional, atëherë jemi në rregull me atë çfarë po thotë kryetari aksidental i Kuvendit. E quaj aksidental sepse nuk plotëson asnjë nga kriteret mbi të cilat është mbajtur bllokada institucionale prej disa muajsh në emër të mungesës së integritetit të gjithë kandidatëve para tij. Kjo ishte një standart që vendosëm si Parti Demokratike por kjo nuk do të thotë se në radhët e deputetëve gjithsecili i plotëson ato kriteret e integritetit për të qenë mbartës apo titullar i një institucioni relevant siç është Kuvendi mbi të cilin funksionojnë të gjitha institucionet e tjera. Prandaj mendoj se ka pasur një shkarje”, u shpreh Berisha për Ora News.