Haliti kërkon hetim për Dimal Bashën: Për krim nuk kërkohet falje, bashkëautorja e artikullit është një studiuese e paguar që nga viti 1997
Punimi shkencor me deklarime skandaloze në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku ndër autorët kyç ishte tani kryeparlamentari Dimal Basha bën që reagime të shumta të ketë gjatë ditëve të fundit. Se UÇK-ja furnizohej nga kriminelët e grupet e drogës e deklarime të ngjashme përfshiheshin në punimin shkencor të vitit 2012. Zyrtari i lartë…

Lajme
Punimi shkencor me deklarime skandaloze në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku ndër autorët kyç ishte tani kryeparlamentari Dimal Basha bën që reagime të shumta të ketë gjatë ditëve të fundit. Se UÇK-ja furnizohej nga kriminelët e grupet e drogës e deklarime të ngjashme përfshiheshin në punimin shkencor të vitit 2012.
Zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti, ka reaguar fuqishëm duke kërkuar përfshirjen e organeve të drejtësisë në këtë rast dhe nisjen e hetimeve ndaj Bashës.
Ai i tha Lajmi.ne se Bashe e ka kryer veprën dhe për një krim të tillë nuk kërkohet falje.
“Basha, e ka kry veprën, për krim nuk kërkohet falje. Ajo që ju takon organeve të hetuesisë, është hulumtimi dhe marrja e dëshmive. Bashkëautorja e artikullit është një studiuese e paguar që nga viti 1997. Ajo ka qenë e angazhuar për të marrë sa më shumë informata për UÇK. Basha duhet të hetohet thellësisht dhe gjithanshëm”, ka deklaruar Haliti për Lajmi.net.
Kujtojmë se dje kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha tha se nuk ka qenë në dijeni që pjesa e kapitullit që ai ka shkruar do të publikohej si pjesë e një bashkautorësie dhe e quajti këtë si një moment të pavëmendjes gjatë kohës kur ishte student.
Basha kërkoi edhe falje për siç u shpreh ai “pakujdesinë e tij”.
“Prej meje, sa për sqarim, më është kërkuar një kapitull për fushën që ti ki hulumtime dhe unë e kam dorëzuar kapitullin me bindjen që do të publikohet kapitull i veçantë… Në asnjë moment nuk kisha pranuar të jem bashkautor ku flitet ashtu për UÇK-në. Është dashtë të jem më i kujdesshëm. Pajtohem se kam qenë i pavëmendshëm,” tha ai.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, është kritikuar si bashkautor i një teksti në të cilin shkruhej ndër të tjera se UÇK-ja u financua nga trafikantët e drogës. Ndonëse nuk është fare i ndarë në kapituj, Basha deklaroi se pjesën ku pretendohet një gjë e tillë e ka shkruar bashkautorja, Jana Arsovska./Lajmi.net/