Emri i mandatarit të Qeverisë te presidentja, Kurti s’pranon të deklarohet nga Suhareka: Ato janë gjëra të Prishtinës

Në Suharekë kanë nisur punimet për ndërtimin e stadiumit të qytetit, një projekt i shumëpritur për sportin dhe komunitetin lokal. Ceremonia e fillimit të punimeve është organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Pas përfundimit të cermonisë, Kurti është pyetur lidhur me çështjen e…

Lajme

02/09/2025 14:36

Në Suharekë kanë nisur punimet për ndërtimin e stadiumit të qytetit, një projekt i shumëpritur për sportin dhe komunitetin lokal.

Ceremonia e fillimit të punimeve është organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Pas përfundimit të cermonisë, Kurti është pyetur lidhur me çështjen e mandatarit.

Mirëpo Kurti ka refuzuar të flasë lidhur me këtë temë duke thënë shkurt se për këtë çështje flet në Prishtinë.

“Ato janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojmë ato. Këtu jemi për investimin 11 milionë euro për stadiumin e futbollit në Suharekë”, tha Kurti.