Trepça jep lajmin historik: 11 hektarë në vlerë rreth 23 milionë euro po i kthehen gjigantit metalurgjik
Gjiganti metalurgjik, Trepça ka njoftuar se pas përfundimit të fazës së kthimit të pronave nën manexhim Trepça Sh.A, për herë të parë pas luftës ka filluar procesi I lirimit të pronave në Zonën Kadastrale Hajvali. Sipas tyre, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 11 hektarësh, pronë e Trepçës, me një vlerë tregu mbi 23 milionë…

Lajme
Gjiganti metalurgjik, Trepça ka njoftuar se pas përfundimit të fazës së kthimit të pronave nën manexhim Trepça Sh.A, për herë të parë pas luftës ka filluar procesi I lirimit të pronave në Zonën Kadastrale Hajvali.
Sipas tyre, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 11 hektarësh, pronë e Trepçës, me një vlerë tregu mbi 23 milionë euro.
“Ky është vetëm fillimi i procesit të rikthimit të pasurisë së Trepçës dhe vënies së saj në funksion të zhvillimit e të ardhmes së ndërmarrjes”, thuhet në njoftim.