Haziri-Kurtit e Hysenit: Përjashtuat Gjilanin për 6 vite nga investimet, ku prekët e shkretuat- Pse s’treguat se është rizhvillimi i Bulevardit Ibrahim Rugova?

Për një projekt 18 milionë euro e që quhet “Bulevardi i qytetit” mbrëmë kryeministri në detyrë Albin Kurti shkoi në Gjilan. Bashkë me Alban Hysenin kryetar i Gjilanit ata prezantuan këtë projekt. E pas kësaj ka reaguar deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, njëherësh ish kryetar i Gjilanit. Haziri tha se për 6 vjet, Kurti e…

Lajme

02/09/2025 11:26

Për një projekt 18 milionë euro e që quhet “Bulevardi i qytetit” mbrëmë kryeministri në detyrë Albin Kurti shkoi në Gjilan.

Bashkë me Alban Hysenin kryetar i Gjilanit ata prezantuan këtë projekt.

E pas kësaj ka reaguar deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, njëherësh ish kryetar i Gjilanit.

Haziri tha se për 6 vjet, Kurti e përjashtoi Gjilanin dhe Anamoravën nga investimet, e ndali 114 milionë investime të zotuara, e për 4 vite Hyseni dështoi edhe në një projekt të vetëm.

Haziri tha se projekti për të cilin flisnin Kurti e Hyseni mbrëmë quhet “rizhvillimi i Bulevardit Ibrahim Rugova”.

Haziri pyeti madje se pse nuk e përmendën fare këtë.

Reagimi i plotë:

Për 6 vjet, Albin Kurti e përjashtoi Gjilanin dhe Anamoraven nga investimet – ku prekën, e shkretuan!

Për më keq, ai i ndali 114 milionë investime të zotuara nga ne. Per 4 vite, bedeli i tij në Gjilan dështoi edhe në një projekt të vetëm.

Projekti quhet rizhvillimi i Bulevardit “Ibrahim Rugova”. Pse në asnjë rast nuk e permendët?!

A keni tregu se çka bëni me shtatoret e Mulla Idriz Gjilanit, Kadri Zekës e Ramiz Cernices? Ku zhvendosen dhe pse duhet të zhvendosen? Nuk bëhet hajgare me qyetarët e gjallë e kurrë me shtatoret e kolosëve të vendit.

E tani?

Tani më 1 shtator në vend që fëmijët dhe prindërit të gëzohen me çerdhe të reja, hapësira shkollore apo vetë librat e garantuara, ata zgjodhen të mashtrojnë prapë. Para Kuvendit, filluan inagurimin e rizhvillimit të një copë qendre në kundërshtim me PZHK-në dhe planet urbane. Pa leje pune dhe pa buxhet të garantuar, premtuan tunel nëntokësor në zemër të qytetit. Për më keq, paralajmëruan pa leje pune, pa

leje rrënimi e ndërtimi, që vazhdojnë me mashtrim.

Duam Autostradën, Impinantin për trajtimin e ujërave të zeza, rrugën e Prishtinës, Parkun e Paqes, çerdhen në “Arbëri”, rrugen për Viti, rrugën e Kumanovës e shumë projekte tjera, të cilat i ndaluat në zbatim. Duhet të jepni llogari, përse nuk i keni bërë. Pse e dëmtuat deri në stërkeqje rrugën “Adem Jashari” dhe “Hamdi Kurteshi”? Ku keni prek, keni shkretu dhe e keni kthy Gjilanin në grope të zezë financiare e avari adminsitrative. Këto janë vepra penale që nuk mund t’i shpëtoni me kohë.

Mos ta harrojmë Stadiumin e Qytetit, i cili do të duhej të ishte i gatshëm tashmë për Ligën e Konferencës.

Mashtrimi nuk kalon! Gjilanasit u dhanë një copë besimi, por e nëpërkëmbët për toke.

Arberi po vjen. LDK, më 12 tetor, besë e shpresë!./Lajmi.net/