Miftaraj ironizon me Kurtin: Kryeministri më i “suksesshëm” i erdh puna që takimet me diplomatët evropian t’i mbajë në gjelltore e byrektore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti s’do të mund t’i presë më zyrtarët e huaj e ambasadorët e vendeve të QUINT-it e SHBA-së në Qeveri. Kjo pasi zyrtarisht të njëjtit e kanë njoftuar se s’do e takojnë Kurtin derisa drejton një qeveri në detyrë tash e sa kohë. E në lidhje me këtë ka reaguar edhe…

Lajme

29/08/2025 09:11

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti s’do të mund t’i presë më zyrtarët e huaj e ambasadorët e vendeve të QUINT-it e SHBA-së në Qeveri.

Kjo pasi zyrtarisht të njëjtit e kanë njoftuar se s’do e takojnë Kurtin derisa drejton një qeveri në detyrë tash e sa kohë.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ehat Miftaraj, i cili tha se si kryeministri më i “suksesshëm” i erdhi puna që takimet t’i mbajë në gjellëtore e në byrektore me diplomatët evropian.

Reagimi i plotë:

Albin Kurtit kryeministri me I “suksesshem” i erdh puna me mbajte takime ne gjelltore dhe burektore me diplomate evropian.

Kane thane cka te mbjell ke me korr.

Vendimet e medhaja i merrte ne burektoren Buke e Zemer e Hajni ne vlera mbi 10 milion Euro.

Çfare degradimi./Lajmi.net/