Gjykata Supreme refuzon ankesën, nuk certifikohet kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën administrative të parashtruar nga Korab Mushkolaj, kandidat i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Deçanit. Mushkolaj kishte ushtruar ankesë ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me numër A.nr.4/2025, i cili kishte konfirmuar vendimin…

Lajme

28/08/2025 15:17

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën administrative të parashtruar nga Korab Mushkolaj, kandidat i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Deçanit.

Mushkolaj kishte ushtruar ankesë ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me numër A.nr.4/2025, i cili kishte konfirmuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për refuzimin e certifikimit të tij si kandidat për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, raporton lajmi.net

Gjykata Supreme, pas shqyrtimit të çështjes, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e PZAP-së, duke konstatuar se ankesa e Mushkolajt është e pabazuar.

Kjo nënkupton se Korab Mushkolaj nuk do të mund të garojë në zgjedhjet lokale për Komunën e Deçanit./Lajmi.net/