Ndalohet një veturë në Prishtinë, i gjenden 38 qese substanca narkotike

Sot, Policia e Kosovës saktësisht Njësiti për Reagim të Shpejtë gjatë kontrolleve të rregullta, kanë ndaluar një veturë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Gjatë kontrollit janë gjetur 38 qese substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë. Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë i dyshuari menjëherë është…

Lajme

27/08/2025 08:44

Sot, Policia e Kosovës saktësisht Njësiti për Reagim të Shpejtë gjatë kontrolleve të rregullta, kanë ndaluar një veturë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Gjatë kontrollit janë gjetur 38 qese substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë i dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore.

“Ky veprim është pjesë e angazhimit tonë të përhershëm për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe u bën thirrje që çdo aktivitet të dyshimtë ta raportojnë në numrat kontaktues 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/