Albulena Haxhiu “Punëtorja e Vitit” – A po i mban tri pozita njëkohësisht?

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, në një seancë që i dha fund muajve të bllokadës institucionale, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka marrë një rol të ri në legjislativin kosovar – atë të nënkryetares së Kuvendit. Haxhiu, e cila deri më sot ka ushtruar detyrën e ministres së…

Lajme

26/08/2025 19:15

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, në një seancë që i dha fund muajve të bllokadës institucionale, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka marrë një rol të ri në legjislativin kosovar – atë të nënkryetares së Kuvendit.

Haxhiu, e cila deri më sot ka ushtruar detyrën e ministres së Drejtësisë, tashmë mban dy pozita zyrtare: ajo është deputete e zgjedhur në Kuvend, dhe prej sot, zëvendëse e kryeparlamentarit Dimal Basha.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse Haxhiu është larguar përfundimisht nga posti ekzekutiv, apo nëse do të vazhdojë detyrën si ministre derisa të formohet qeveria e re, transmeton lajmi.net

Përveç Haxhiut, në seancën e sotme u zgjodhën edhe nënkryetarët tjerë të Kuvendit nga partitë opozitare shqiptare: Vlora Çitaku nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK, ndërsa nga pakicat joserbe, nënkryetare u zgjodh Emilja Rexhepi.

Procesi aktualisht ka hyrë në një fazë të re të bllokimit, pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë nënkryetarin nga komuniteti serb, një pozitë kushtetuese e domosdoshme për përmbylljen e konstituimit të plotë të institucionit. Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar për të enjten./lajmi.net/