Abdixhiku për mosvetimin e Bashës: LDK nuk e shpërblen mediokritetin – Nuk kemi votë promovuesi vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar për të disatën herë sot në lidhje me votat e disa deputetëve të PDK-së dhe disa deputetëve të AAK-së, pro Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit. Në këtë votim, deputetët e LDK-së kanë votuar kundër Dimal Bashës, përveç deputetit Arben Gashi i cili ka abstenuar.…

Lajme

26/08/2025 18:14

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar për të disatën herë sot në lidhje me votat e disa deputetëve të PDK-së dhe disa deputetëve të AAK-së, pro Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit.

Në këtë votim, deputetët e LDK-së kanë votuar kundër Dimal Bashës, përveç deputetit Arben Gashi i cili ka abstenuar.

Votimi i LDK-së, sipas Abdixhikut ka qenë për të mos “e shpërblyer mediokritetin”, shkruan lajmi.net.

“Natyrisht se LDK-ja nuk ka votë promovuesi vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës – në nivelet më të larta institucionale. Besojmë se përfaqësimi politik duhet të jetë fisnik; shembull për qytetarinë e Republikës më të re në Evropë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka kujtuar kryetarin e parë të Kuvendit të Kosovës, akademik Idriz Ajetin, ndërkaq ka thënë se sot tri dekada e gjysmë më pas, 73 deputetët e Kuvendit që kanë votuar pro Bashës kanë shpërfaqur më së miri “gjithë rrënimin vleror që po i ndodh kësaj shoqërie nga popullizmi”.

“Uroj që votuesit e partisë të parë, të kenë kuptuar se ku ka përfunduar vullneti i tyre. Ne refuzojmë të përfaqësojmë këtë mendësi”, ka shtuar Abdixhiku.

Ai ka komentuar edhe vendimin e tyre për të mos marrë pjesë në votimin për nënkryetarët nga minoritetet.

“Refuzojmë të bëhemi pjesë e cirkut votues për nënkryetarët minoritarë. Kanë marrë drejtimin e Kuvendit drejt theqafjes jokushtetuese. Le t’i japin zgjidhje krizave që i shkaktojnë qëllimisht; përfshirë dhe precedaneve të rrezikshme bllokuese nga Serbia në të ardhmen. Ky s’është drejtimi ynë! Prandaj dhe s’mund e s’duam të jemi pjesë e një skenari të tillë. Sot, më shumë se kurrë, shtroj dorën e afrimit me secilin qytetar në vend, që nuk ndihet i përfaqësuar me këtë politikë. Që LDK-në e vlerave, në përmbajtje e konstitucionalizëm, ta sheh si adresë të përfaqësimit me dinjitet. Le të bashkohemi rreth ëndrrave normale në një Republikë normale”, ka shtuar Abdixhiku.

Kuvendi i Kosovës ka mbetur i pakonstituuar pasi që sot nuk ka arritur të marrë 61 vota asnjë nënkryetar nga minoritetet serbe. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut në Facebook: