Presidentja mirëpret fillimin e zhbllokimit të konstituimit të Kuvendit: Shpresoj që sa më parë të votohet edhe Qeveria e re
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar pas votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dhe katër nënkryetarëve. Ajo i ka uruar punë të mbarë në interes të vendit të pesë udhëheqësve të Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net. “Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar pas votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dhe katër nënkryetarëve.
Ajo i ka uruar punë të mbarë në interes të vendit të pesë udhëheqësve të Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka thënë se shpreson që sa më parë të votohet edhe Qeveria e re.
“Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në komunikatën lëshuar nga Presidenca e Kosovës.
Sot, në Kuvendin e Kosovës pas 4 muajve bllokadë është zgjedhur kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nënkryetarja nga VV, Albulena Haxhiu, nënkryetarja nga PDK, Vlora Çitaku, nënkryetari nga LDK, Kujtim Shala dhe nënkryetarja nga komunitetet joshumicë, Emilja Rexhepi.
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk është realizuar pasi që procesi ka bllokuar tek zgjedhja e nënkryetarit nga deputetët serb të Kuvend të Kosovës.. /Lajmi.net/
Komunikata e plotë e Presidencës: