Miftaraj-Bashës: Mos bëni filma, respektoni vendimet e Kushtetueses dhe Rregulloren e Kuvendit të cilën vetë e keni miratuar

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi nuk është votuar pro kandidatit për nënkryetar nga minoriteti serb. Ai i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës dhe partisë së tij, LVV që ta lexojnë pikën 156 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të muajit gusht të vitit 2025. “Mos boni filma, mos na dëshmoni sa…

Lajme

26/08/2025 16:45

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi nuk është votuar pro kandidatit për nënkryetar nga minoriteti serb.

Ai i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës dhe partisë së tij, LVV që ta lexojnë pikën 156 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të muajit gusht të vitit 2025.

“Mos boni filma, mos na dëshmoni sa jeni patriota se kush ka qenë patriot e trim e ka tregu veten në vitet 90. Dëshmonu bile se e doni vetem pak këtë Republikë dhe I respektoni vendimet e Gjyjatës Kushtetuese”, ka shkruar Miftaraj.

Ai ka thënë që ta lexojnë edhe Rregulloren e Kuvendit, nenin 12 të cilën thotë Miftaraj se vetë e kanë shkruar dhe miratuar.

“Tash edhe kete ceshtje doni me sjell punen me dergu ne kushtetuese dhe me vonu konstituimin edhe disa jave a muaj a? Mosni, se boll e keni vonu konstituimin. Çka eshte teper, eshte teper”, ka shkruar Miftaraj në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Miftarajt në Facebook: