Abdixhiku thotë se mund të ketë krizë tjetër, votimin e PDK-së dhe AAK-së për Bashën e quan “gabim trashanik”
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar për media pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se vota e dy partive, pra PDK-së dhe AAK-së pro Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit është gabim trashanik, shkruan lajmi.net. ‘‘E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish opozitës PDK…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar për media pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se vota e dy partive, pra PDK-së dhe AAK-së pro Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit është gabim trashanik, shkruan lajmi.net.
‘‘E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish opozitës PDK e AAK që institucioneve të Kosovës të u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullnet 73 deputetëve shumicës, LDK e respekton këtë vullnet por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione”, ka thënë Abdixhiku.
Pasi që nuk u votua nënkryetari i Kuvendit nga minoriteti serb, ai paralajmëroi një krizë të re,
“Besoj se do të futemi në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket vendeve të pakicave në Republikën e Kosovës, në radhë të parë pakicës serbe e cila duhet të ketë qartësi sa i përket të drejtë për propozim. Ajo çka është fatkeq është që Kosova me institucionet e saj të mos mbetet peng i vullnetit të Beogradit. Ne s’marrim pjesë që s’i konsiderojmë si Kushtetuese në radhë të parë dhe për këtë arsye mbajmë qëndrim parimor’’, ka thënë ai.