Petrit Hajdari emërohet ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së në Drenas
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me kryesinë qendrore të partisë, kanë emëruar kryesinë e re të degës së PDK-së në Drenas, duke ia besuar Petrit E. Hajdarit drejtimin e kësaj dege në cilësinë e Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Degës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajdari përmes një postimi…

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me kryesinë qendrore të partisë, kanë emëruar kryesinë e re të degës së PDK-së në Drenas, duke ia besuar Petrit E. Hajdarit drejtimin e kësaj dege në cilësinë e Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Degës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajdari përmes një postimi në rrjete sociale, ku falënderoi strukturat qendrore të partisë për besimin dhe qytetarët e Drenasit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, transmeton lajmi.net
“Vizioni, qëllimi dhe e gjithë energjia ime është vetëm për Drenasin dhe këtë e ka të qartë edhe partia në qendër, edhe qytetari i Drenasit,” ka deklaruar Hajdari.
Ai është zotuar se do ta udhëheq degën e PDK-së në Drenas me një qasje unifikuese dhe përkushtim të plotë, në mënyrë që qytetarët e kësaj komune të ndjejnë një drejtim të ri drejt prosperitetit dhe fitoreve politike.
“Këtë besim do t’jua shpërblej me punë e PDK-së me dedikim të sinqertë,” përfundoi ai.
Hajdari ka marrë mbështetje të gjerë nga strukturat lokale dhe anëtarësia, teksa PDK-ja synon të rrisë ndikimin e saj në këtë komunë në prag të sfidave të ardhshme elektorale./lajmi.net/