Albert Krasniqi: Procedura për zgjedhjen e dy nënkryetarëve që përfaqësojnë komunitetet joshumicë duhet të përsëritet
Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus në Prishtinë ka thënë përmes një postimi në Facebook se procedura për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të Kuvendit që përfaqësojnë komunitetet joshumicë duhet të përsëritet, pasi mënyra e ndjekur nuk është në përputhje me Kushtetutën. “Zgjedhja e tyre duhet të bëhet me një votim të vetëm, në bllok, për…

Lajme
Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus në Prishtinë ka thënë përmes një postimi në Facebook se procedura për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të Kuvendit që përfaqësojnë komunitetet joshumicë duhet të përsëritet, pasi mënyra e ndjekur nuk është në përputhje me Kushtetutën.
“Zgjedhja e tyre duhet të bëhet me një votim të vetëm, në bllok, për të dy kandidatët.
Kandidati për nënkryetar nga komuniteti serb mund të propozohet vetëm nga Lista Serbe, e cila përfaqëson shumicën e deputetëve të këtij komuniteti, dhe jo nga subjekte të tjera politike”.
Sipas Krasniqit, aktivizimi i procedurës me short për përzgjedhjen e kandidatit mund të bëhet vetëm në rastet kur nuk ka propozime dhe gjithmonë në prani të deputetëve të komunitetit përkatës. Pa pjesëmarrjen e tyre, shorti nuk mund të zhvillohet.
Mes tjerash, Krasniqi ka thënë se skenari për të shteruar kandidaturat e Listës Serbe me qëllim që pozita t’i kalojë ZSPO-së së Nenad Rashiqit, nuk mund të realizohet pa miratimin e shumicës së deputetëve të këtij komuniteti.