Pas dështimit të Nenad Rashiq – Dimal Basha e ndërprenë seancën!
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të zgjedh nënkryetarin nga pakica serbe. Pas dështimit të Sllavko Simiq, Lista Serbe refuzoi që të propozonte dikë tjetër, shkruan lajmi.net Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha vazhdoi me procedurën me short, por përkundër tërheqjes së disa emrave nga Lista Serbe dhe deputeti tjetër serb, Nenad Rashiq, përsëri nuk…

Lajme
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të zgjedh nënkryetarin nga pakica serbe.
Pas dështimit të Sllavko Simiq, Lista Serbe refuzoi që të propozonte dikë tjetër, shkruan lajmi.net
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha vazhdoi me procedurën me short, por përkundër tërheqjes së disa emrave nga Lista Serbe dhe deputeti tjetër serb, Nenad Rashiq, përsëri nuk u arritë numri i nevojshëm i votave.
I fundit që doli në votim ishte ministri në detyrë në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq i cili mori vetëm 55 vota, që s’janë të mjaftueshme për t’u bërë nënkryetar.
Basha vendosi që të ndërpresë këtë seancë dhe të vazhdohet të enjtën./lajmi.net/