Dora e nxirë e Trump u bë sërish virale, deklarohet Shtëpia e Bardhë
Shenjat dhe mavijosjet në dorën e Donald Trump u bënë sërish virale dhe ngritën shqetësime nëse presidenti amerikan ka probleme me shëndetin. Edhe në takimin me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung të hënën në Zyrën Ovale, Trump u fotografua me shenja në duar të mbuluara me pak grim. Sipas sekretares së shtypit…

Bota
Shenjat dhe mavijosjet në dorën e Donald Trump u bënë sërish virale dhe ngritën shqetësime nëse presidenti amerikan ka probleme me shëndetin.
Edhe në takimin me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung të hënën në Zyrën Ovale, Trump u fotografua me shenja në duar të mbuluara me pak grim.
Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, mavijosja në dorën e Trump ka ardhur për shkak të acarimit nga “shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës”.
Mjeku Dr. Ronny Jackson tha se shëndeti i Trump është i mirë.
“Kjo është në përputhje me acarim të lehtë të indeve të buta nga shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës, e cila merret si pjesë e një regjimi standard parandalues kardiovaskular”, tha ai.
Mavijosjet në duart e presidentit, si dhe ënjtja e kyçeve të këmbëve, kanë shkaktuar shqetësim dhe kuriozitet nga publiku gjatë gjithë mandatit të dytë të Trump.
Shtëpia e Bardhë zbuloi muajin e kaluar se Trump është diagnostikuar me ‘pamjaftueshmëri kronike venoze’.