Vdes një person në Obiliq pasi u lëndua duke punuar në automjetin e tij, trupi i pajetë dërgohet për obduksion

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur pasi është lënduar derisa ishte duke punuar në automjetin e tij. Rasti ka ndodhur të hënën në Obiliq, në ora 14:00. “Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në automjetin e tij ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman në QKUK,…

Lajme

26/08/2025 10:10

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur pasi është lënduar derisa ishte duke punuar në automjetin e tij.

Rasti ka ndodhur të hënën në Obiliq, në ora 14:00.

“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në automjetin e tij ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman në QKUK, dhe sipas mjekut kujdestar i njëjti ishte pa shenja jete”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.