Vjedhje e rëndë në Prishtinë – Hajnat marrin stoli ari dhe sende me vlerë nga një shtëpi private

Një vjedhje e rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, ku persona ende të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi private dhe kanë marrë stoli ari, bizhuteri të ndryshme dhe sende të tjera personale në vlerë të konsiderueshme. Sipas deklaratës së viktimës, një mashkull kosovar, hajdutët kanë hyrë në banesë dhe…

Lajme

26/08/2025 10:04

Një vjedhje e rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, ku persona ende të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi private dhe kanë marrë stoli ari, bizhuteri të ndryshme dhe sende të tjera personale në vlerë të konsiderueshme.

Sipas deklaratës së viktimës, një mashkull kosovar, hajdutët kanë hyrë në banesë dhe kanë kryer vjedhjen ndërsa banorët nuk ishin në dijeni të menjëhershme të ngjarjes, raporton lajmi.net

Njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas raportimit dhe kanë nisur hetimet. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit.

Autoritetet janë duke punuar për identifikimin e personave të përfshirë dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Lajmi.net/